Albania

AZHBR mbështet sipërmarrjet e vogla dhe të mesme/ Gjenerojnë ekonominë rurale

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka një vëmendje të posaçme ndaj biznesit të vogël e të mesëm duke i mbështetur financiarisht këto sipërmarrje me investime në asete fizike për të gjeneruar më tepër ekonomi qarkulluese në mjedisin rural.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca me ftesë të AIDA-s dhe në prani të kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Demo mori pjesë në një sesion informimi për mënyrën si bizneset e mesme dhe të vogla në Berat mund të zhvillohen më tej përmes programeve të mbështetjes.

AZHBR përmes 9-të masa që ofron Skema Kombëtare, mbështet me subvencione fermerët në sektorë prioritar të bujqësisë, blegtorisë dhe agroturizmit.

Ndërsa programi IPARD, financon mbi 50% të investimeve në bujqësi dhe industri agropërpunuse.

Krifca tha se, gjithashtu në mbështetje të këtij sektori edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit për të forcuar konkurrueshmërinë e tyre dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas saj, objektivat dhe rezultatet e synuara të projektligjit janë rritja e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla e të mesme me 50 %, rritja e aplikimeve për teknologji të reja nga zero aktualisht në 50 % brenda vitit 2022, rritja çdo vit e numrit të ndërmarrjeve të reja, numrit të të punësuarve si edhe futja e instrumenteve të reja financiare me 10 % si dhe rritja e shkallës së përthithjes së granteve me 100 % nga bizneset.

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar, fenomen i cili vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2020. Regjistrimet e reja numërojnë 22,1 % të ndërmarrjeve tregtare.

Ndërsa SME japin një kontribut të çmuar në ekonominë e vendit, rritjen e punësimit dhe të ardhurave në ekonominë familjare. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Koeman likes Bayern defender Hernandez. Barcelona considers the transfer impossible
Former Liverpool defender Sako has moved to Montpellier
Gary Lineker: The Russian Olympic Committee has definitely become the most successful committee in the history of the Olympics
Massimiliano Allegri: Ronaldo is a great champion and a smart guy. I told him that he has more responsibility because the team is young
Chelsea have started negotiations with Sevilla about a loan. Defender is ready to move to the Blues
Holland about 175 million euros for him: I hope this is a rumor. Very big money for one player. I like Borussia
Bayer moved the training to the premises due to an explosion at a chemical plant in Leverkusen