Albania

Balla: Ilir Meta prodhim i gabuar i socialistëve. Në ara me misra ka dhe kalli që s’bëjnë

Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë në Elbasan në kuadër të FRESSH VOICE, kreu e grupit parlamentar Taultant Balla deklaroi se Ilir Meta është zgjedhje e gabuar e FRESSH, si një nga themeluesit e këtij forumi.

‘Fressh është një forum që ka një status të rëndësishëm në jetën politike të vendit.

Ka prodhuar pafundësisht politikanë, ka bërë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar, siç ishte Ilir Meta. Kemi pasur edhe atë kryetar Fresh-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën.

Por përgjithësisht Fressh-i ka nxjerrë djem e vazja të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës”, tha Balla.

Gjithashtu Balla foli edhe për vonesën e Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve për dizenjimin e fletës së votimit me të cilën qytetarët shqiptarë do tu drejtohen kutive të votimit në 25 prill.

Për këtë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri përgjegjës Presidentin, që sipas tij shkaktoi vonesa të pakuptimta për hyrjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor.

“Jemi në procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të 25 prillit. Me 25 prill nuk votohet kësaj radhe për fat të mirë dhe për shkak të kontributit të pazëvendësueshëm të PS me një ndryshim të kodit zgjedhor.

Nuk do të ketë më një votë vetëm për partinë që preferon, por do të ketë një votë edhe për deputetin apo deputeten që ti ke dëshirë. Fletën e votimit ende KQZ nuk e ka dizenjuar për shkak të një vonese të pakuptimtë që shkaktoi presidenti i Republikës me hyrjen në fuqi të kodit, por është diçka formale.

Në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një fletë votimi i thjeshtë, emri i partisë politike dhe emrat e kandidatëve. Ti do të votosh PS në njërin krah dhe në tjetrin njërin kandidat të listës.”- tha Balla.

(TemA)

Football news:

Balotelli is close to a move to Vasco da Gama. He was offered 2.5 million euros a year
Van Dijk - best Central defender of 2020, Trent-right, Robertson-left (ESPN)
Massimiliano Allegri: Ronaldo is a top player in terms of mentality. He has a new goal every year
Borussia Dortmund presented a collection with Spongebob as part of a deal with Nickelodeon
Woodward on Manchester United and trophies: there is a lot of work Ahead to achieve the stability needed
Neuer - best goaltender in 2020, Alisson-2nd, Oblak-3rd (ESPN)
Liverpool are Interested in 21-year-old Leipzig defender Konate