TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Rreth 75% e të ardhurave të sektorit bankar sigurohen nga interesat.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për tremujorin e parë 2021 bankat përfituan 3.4 miliardë lekë të ardhura jo nga interesat, në rritje me 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në pjesën më të madhe të ardhurat brenda këtij zëri vijnë nga komisionet, tarifat apo penalitetet.

“Ndërkohë interesat ngelen burimi kryesor për bankat tregtare në Shqipëri dhe përbëjnë rreth tre të katërtat e të ardhurave totale”- thekson BSH-ja. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.