Albania

Barazon Pelen, Cristiano Ronaldo synon një tjetër rekord

Ronaldo barazon Pelen dhe synon një tjetër rekord.

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mbushi 80 vjeç në tetor. Të martën ai mori dozën e parë të vaksinës për t’u mbrojtur nga COVID-19, por paralajmëroi përmes profilit të tij në Instagram se “ende nuk ka mbaruar”.

Në fakt, nuk ka mbaruar as karriera dhe “tërbimi” i Cristiano Ronaldos, që kërcënon “trashëgiminë” sportive të “mbretit” të futbollit. Portugezi, me golin që i shënoi Spezian në suksesin 3-0 të Juventusit, ka arritur rekordin e Pelesë sa i përket numrit të golave të realizuar në karrierë.

Nuk është rekordi i parë që Cristiano thyen me gola, por sigurisht që është një nga nderimet më të mëdha që mund t’i bëjë ky sport. Nga sot, për të gjithë, emri i Ronaldos do të jetë pranë atij të Pelesë, një përbindësh i shenjtë i futbollit.

Numri i saktë i golave i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme dhe numërimeve të ndryshme, në varësi të garave të konsideruara zyrtare: për specialistët e “Gazzetta dello Sport” janë plot 767 gola të shënuan nga Pele dhe po kaq nga Ronaldo. Por CR7 nuk ka ndërmend të ndalet: Romario nuk është larg me 772 gola, dhe Josef Bican, në krye të tabelës, me 805 finalizime.

“Ylli” Portugez, në fakt, thyen një tjetër rekord me finalizimin ndaj Spezias. Ai bëhet futbollisti i vetëm që ka shënuar të paktën 20 gola në 12 sezonet e fundit në 5 ligat më të forta europiane. Shifra prej jashtëtokësori.

Football news:

PSG are thinking of signing Messi, Kane or Salah if Mbappe leaves (Telefoot)
Malinovsky gave 2+ assists in two consecutive matches - the first such case in Serie A for 8 years
Arteta about 3-0 with Sheffield: Arsenal controlled the game. Perfect preparation for Slavia
Ronaldo threw the shirt on the field after the match with Genoa. Juve will not fine Cristiano - it could be a gift to bolboy
Saka suffered a thigh injury in Arsenal's match with Sheffield Wednesday
Mostovoy about Tedesco: He calmed down. I realized that football is not just about yelling and jumping on the edge
Mourinho on Sulscher's words: Sonny is lucky that his dad is better than Ole. The father should always feed the children. We need to steal food for them - steal