Albania

Bardhi: Do të zgjedhim kandidatët më të mirë, opozita do të fitojë thellë në zgjedhje

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshëndetur nga afër votimet që po zhvillohem në Gjirokastër për listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit 2021 për këtë qark.

Bardhi u shpreh opotimist, duke theksuar se Partia Demokratike do të zgjedh kandidatët më të mirë.

“Sot anëtarët e Partisë Demokratike janë ftuar për të konfirmuar apo kontestuar kandidatët për përfaqësues politikë të Partisë Demokratike. Është një proces i ri që ndodh për herë të parë në një parti politike dhe e aplikon PD”,- tha Bardhi.

“Interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar”,- tha Bardhi.

Lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve Bardhi tha se, “kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qendrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar. Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë. Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Gjirokastrës dhe të qarkut Gjirokastër.”,- tha Bardhi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ander Herrera: I didn't feel love from Manchester United. The management and I had different views
Pique is ready to take a pay cut at Barca
Eto'o accused France Football of disrespect: I spent 1-2 seasons on the right, and the center forward was 25 years old
Barcelona are concerned about the shape of the Target. The club believes that he did not work enough on vacation
Laporte was supported by van Dyck: Sorry, bro. No joy, even though we are rivals
Lautaro Martinez: Messi is the best in the world. He is always one step ahead of the rest
The Atletico stadium was painted pink as part of the campaign to fight breast cancer