Albania

Basha: E domosdoshme një përgjigje e unifikuar e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim në Tiranë me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahriti.

Në përfundim të takimit të sotëm, Basha së bashku me Bahritin, dhanë një prononcim për mediet.

“Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua së pari, t’i shpreh mirënjohje dhe falënderimet më të sinqerta për vizitën e tij, por edhe për mikpritjen e ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës time zyrtare në Kosovë, para disa muajsh. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova, dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida”, – tha Basha.

Agim Bahtiri bëri apel që politika të jetë bashkë në këtë moment kaq të vështirë për të dyja vendet.

“Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpall ‘Qytetar nderi’ Lulzim Bashën. Prandaj dua të bëj edhe një apel, të gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situatë tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht”, – tha Bahtiri.

“Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht, por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë të ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu”, – nënvizoi Bahtiri. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi spent 20 minutes on the pitch after the match with Rayo, taking photos and communicating with stewards and bolboys
Anonymous mindless idiots. Manchester United reacted to the racism against the team's players in social networks
Tuchel on PSG and Chelsea: I had a shitty Christmas, and suddenly I found the best gift under the tree
Mourinho on Klopp's expression on the sidelines: When I behaved like this, there was a reckoning. Some people are different
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, AC Milan, Juve and 6 clubs from England are among the organizers of the Super League. There will be 20 teams in the tournament
Ronaldo and Georgina violated anti-bullying measures by going to a ski resort. Juve player faces a fine
Aubameyang may miss the match against Manchester United. His mother is sick