Albania

Basha entuziast se do të fitoi në njesinë ku ka humbur gjithmonë, takon një “militant” që i thotë se nuk do votojë më për PS

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha shkoi këtë pasdite në njesinë 8, ku edhe është votues ndërsa në 3 palë zgjedhje po aty ka humbur.

I gjendur mes militantëve të partisë së tij, pa respektuar masat anti covid, Basha takoi një qytetar i cili i tha se nga socialist u kthye në demokrat e se do të votojë për Bashën.

Megjithatë 25 prilli është afër dhe tashmë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të shikojmë se sa do të votohet Basha në njesinë e tij përballë kundërshtarëve socialist.

NJOFTIM NGA PD 

Qytetari: Urime për fushatën!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill. 

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia.Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.
Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.
Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.
Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!
Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

m.m/ dita

Football news:

Perhaps Messi's last match at the Camp Nou: he scored in an empty stadium, but lost his chances for the title
Wolfsburg advanced to the Champions League, Leipzig took 2nd place in the Bundesliga for the second time
Pioli on 0:0 with Cagliari: Not falling in the top 4 will be a disappointment, but it can not be called a failure
Lille is ahead of PSG by one point, Monaco-by 3 points for the round to the end of Ligue 1
Milan, Napoli and Juventus qualify for the Champions League in the round before the end of Serie A
Griezmann, ter Stegen, Langle and Pedri did not receive ratings from Marca for the game with Celta
Eibar relegated to Segunda after 7 years in the Primera, the last match of the season - with Barca