Albania

“Basha, i arratisuri i drejtësisë”, Balla: Sa herë thirrej nga Prokuroria i hipte avionit dhe largohej nga Shqipëria

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, gjatë një takimi me studentët në Elbasan i kushtoi një fokus të veçantë “Drejtësisë së re”.

Balla në fjalën e tij tha se kreu i PD, Lulzim Basha sa herë thirrej në gjykatë për 230 milionë euro dëm që i kishte shkaktuar shtetit, udhëtonte jashtë vendit.

Sipas numrit dy të PS, Basha duke shmangur paraqitjen në Prokurori arriti t’i shpëtojë procesit të hetimit.

“Ky person për t’iu shmangur përballjes me Prokurorinë çdo ditë sa herë thirrej për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje, atë ditë i hipte avionit në orën 04:00 të mëngjesit dhe largohej diku në një qytet të Europës, sikur kishte një vizitë jashtë Shqipërisë. Me këtë procedurë 15 herë radhazi arriti ti shmangej 15 muaj me radhë”, deklaroi Balla.

Kjo sipas tij e bën Bashën njëlloj si të gjithë personat që janë në kërkim nga Policia.

“Ky njeri i shpëtoi procesit, sepse duke iu shmangur mbaroi afati i hetimit. Këta nuk kanë asnjë lloj ndryshimi me ata që janë në kërkim nga policia”, shtoi më tej.

Në lidhje me këtë çështje Balla u shpreh se ka fakte dhe një ditë do i shfaqë ato.

“Lulzim Basha i cili bën sikur ka zbritur dje nga qielli i shtatë, ishte një person që ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare si një person që me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 230 milionë euro, as më shumë as më pak. Një shifër kjo disa herë më e madhe se sa na duhet për të blerë vaksinat sot. Ky person për t’iu shmangur përballjes me Prokurorinë çdo ditë sa herë thirrej për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje, atë ditë i hipte avionit në orën 04:00 të mëngjesit dhe largohej diku në një qytet të Europës, sikur kishte një vizitë jashtë Shqipërisë. Me këtë procedurë 15 herë radhazi arriti ti shmangej 15 muaj me radhë. Kur nuk kishte avion merrte tek doktori recetën e ilaçeve dhe 3 ditë pushim se ishte me temperaturë. Ky njeri i shpëtoi procesit, sepse duke iu shmangur mbaroi afati i hetimit. Këta nuk kanë asnjë lloj ndryshimi me ata që janë në kërkim nga Policia”, shprehet Balla. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

While you were sleeping, the Super League appeared. The shortest possible retelling
UEFA will soon announce whether the Champions League and Europa League will be completed this season. In social networks there were rumors about the suspension of tournaments
In football revolution-live online 🚨 Super League starts in August, wait for the matches in the middle of the week
FIFA: We can only express our disapproval of the creation of a closed European league
Agnelli left the post of head of the Association of European Clubs. All 12 clubs of the founding clubs of the Super League have also left
The start of the Super League is scheduled for August. 20 clubs, matches in the middle of the week, clubs will be able to play in the national championships
Agnelli resigns as head of the Association of European Clubs. The participants of the Super League scored for an emergency meeting-they supported UEFA