Albania

Basha me banorë të Vaqarrit: Do kthejmë autonominë vendore dhe administratën në shërbimin tuaj

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të Vaqarrit, të cilët ngritën disa shqetësime në lidhje me administratorin e njësisë.

“Gent Myrto ju e dini fare mirë është një grabitës i certifikuar tokash. E vetmja arsye se pse ai është këtu dhe jo aty ku e ka vendin, është sepse drejtësia është nën presion politik”, tha Basha.

Sipas tij, 25 prilli ёshtё dita ku me votën numër 9 do tё çlirohet edhe drejtësia nga presioni politik.

“Njё drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, i cili ёshtё njё nga grabitësit mё tё mëdhenj të tokave nё Shqipëri, tokave tё Vaqarrit nё kёtё rast, por si tё tillё ka shumë shembuj, nuk do tё ketë mё pastaj shpëtim nga drejtësia. Sigurisht drejtësia do ta bёjë drejtësinë, s’do ta bёjë qeveria”, u shpreh Basha.

“Ne do t’i mbajmё duart larg sistemit tё drejtësisë. Por arsyeja e vetme pse kanё ndodhur këto gjëra këtu ёshtё sepse qeveria me presion politik ndaj prokurorëve, ndaj gjyqtarëve i kanё mbrojtur zyrtarët e korruptuar tё cilët ju grabisin pronat, tё cilët ju grabisin taksat dhe pastaj i ndajnë me njё grusht pushtetarësh nё Tiranë. Kur flasim për ndryshimin, një pjesë shumë e rëndësishme e ndryshimit do të jetë kjo”, tha Basha.

“Ajo që do të bëjmë të mundur më 25 prill është ndryshimi. Dhe kjo do të thotë në radhë të parë t’ia kthejmë institucionet njerëzve. A mund të quhet institucioni juaj administrata e kësaj njësie administrative. A është demokraci që Vaqarri, Ndroqi, Peza të jenë një shtojcë e një qyteti që po shkon një milion banorë, a kujtohet njeri për hallet dhe problemet tuaja? Sigurisht që jo. Kështu që ne do të nisim menjëherë konsultim me banorët procesin e decentralizimit të vërtetë dhe do jua kthejmë autonominë vendore, do jua kthejmë përgjegjësinë ta zgjidhini ju kryetarin e njësisë vendore, se s’mund të rrijë kryetari i njësisë vendore te sheshi “Skënderbej””, shtoi ai.

“Grabitës tokash si ky që keni këtu dhe siç janë anembanë Shqipërisë dhe të jeni të sigurt që me 25 Prill kjo dramë do të marrë fund. E vetmja gjë që duhet është masivisht me 25 Prill masivisht në kutitë e votimit asnjë banor të mos mbetet në shtëpi, sepse përgjegjësinë e keni ju. Përgjegjësinë për votën e keni ju. Është në dorën tuaj, ju e keni atë fuqi. Përdoreni atë fuqi, këtë po e kërkoj unë, këtë po e kërkojnë edhe partnerët tanë. Përdoreni ju atë fuqi, merreni atë përgjegjësi. Unë ju ftoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9 dhe unë ju garantoj se një nga efektet e saj do të jetë edhe do të kemi një drejtësi funksionale, pa presion politik e cila nga zyrtari i parë i shtetit , nga Kryeministri i ardhshëm, nga unë e deri tek zyrtari i fundit, në qoftë se shkelim ligjin do të përgjigjemi para drejtësisë”, – tha Basha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Borussia is ready to sell Sancho for about 90 million euros. The midfielder wants to play in the Champions League
In the game with Roma, we saw the former De Gea: he made 10 saves, dragged at close range and became the best player of the match
David Villa joined the management of the Indian club Odisha
Chelsea and Jorginho want to extend their contract. The midfielder was Interested in Juve
Player of the Wings of Hadi on alcohol: Never drank, because I am happy as I live
Matic on Europa League: Manchester United respect Villarreal, but approach the final with thoughts of winning
President of Villarreal on reaching the final of the European Cup: We have finally achieved this