Albania

Basha nga Pogradeci: T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 20 prill /ATSH – I. Vata/ Pogradeci ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9.

“Unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona. Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron. Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9”, tha Basha.

“Le ta marrim në dorë fatin tonë duke votuar numrin 9. Për t’i dhënë fund plagëve të këtyre 8 viteve. Për t’jua ngritur kokat prindërve tanë të gjymtuar nga varfëria dhe poshtërimi. Le të votojmë numrin 9. Për të hapur derën e mbyllur të Europës, për të bërë të mundur atë që duan të gjithë shqiptarët, hapjen e negociatave, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Është në dorën tonë. Është në dorën tuaj dhe në 25 prill Pogradeci do ti kthehet pogradecarëve, Shqipëria do ti kthehet shqiptarëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, dritës së syve tanë nuk do të jetë më në duart e atij që i vodhi 8 vite Shqipërisë”, u shpreh Basha. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG
Ronald Koeman: I hope that the VAR and the referees will make fair decisions for us and for Atletico