Albania

Basha nuk i ndahet “morgut” dhe në Shkodër, merr “zemër” nga Voltana: Numri i vdekjeve shumë më i lartë, Edi Rama i fsheh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël në Shkodër, lideri demokrat akuzoi rivalin e tij politik, Edi Ramën se fsheh numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19.

Sipas Bashës, situata në vend është shumë e rëndë.

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për biznesin. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit.

Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike.

Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa preson. Unë e di se ata kanë pasur presion.

Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës.

Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh.

Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare.

I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.”, tha Basha.

Football news:

Suarez has 12 goals in his first 15 games for Atletico - the best start in La Liga for a new club since Ronaldo
16-year-old Small - the youngest player in the history of Everton
Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football
Game of Thrones actor on Liverpool: Manchester United would have been destroyed a year ago. Huge progress