Albania

Basha takime në njësinë 8: Nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj

TIRANË, 12 prill /ATSH/  Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në njësinë 8 në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe simpatizantë.

“Urime për fushatën! Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat”, iu drejtua një qytetar Bashës.

“Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!”, u shpreh Basha

Gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha takoi socialistë të zhgënjyer nga qeverisja.

“Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla”, i tha një qytetar kreut të PD.

“Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen”, tha Basha.

“Suksese të ectë mbarë! 14 vjet ia kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin”, i tha një tjetër qytetar Bashës.

“Faleminderit! Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, asnjë socialist të ndershëm që voton për Shqipërinë”, i tha Basha, qytetarit.

“E paçi faqen e bardhë!”, ia ktheu qytetari.

“Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Vlasic took out Cristiano, but flew away from Muriel, and Lukaku has a record 88%: we continue to choose the best player of the season in Serie A
The penalty for 9 Super League clubs: a total donation of 15 million and the refusal of 5% of European income. With Real Madrid, Juve and Barca, UEFA promises to deal more seriously
Neymar will extend his contract with PSG until 2026. They can announce it on Saturday
Arsenal could sign Onan if his suspension is reduced. Ajax wants 14 million euros for the goalkeeper
Lille holds the lead in Ligue 1 with two rounds to go. Recent matches - with Saint-Etienne and Angers
Infantino that UEFA is bluffing, threatening Real Madrid, Barca and Juve with exclusion from the Champions League: You need to be strict, but do not miss the opportunity to find a common solution
Golovin passed a negative test for coronavirus