Albania

Bashës i duhen 3.4 miliardë lekë për të përmbushur programin dhe rritje ekonomike 18%

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se për të përmbushur premtimet e dhëna, kryetarit të PD-së i duhet një fond prej 3.4 miliardë lekësh dhe një rritje ekonomike prej 18%.

“Premtimet e Lulzimit nuk dalin në asnjë lloj llogarie. I duhen 3.4 miliardë lekë dhe një rritje prej 18% dhe një rritje prej 18% nuk e ka patur as Kina në momentin e bumit të madh”, u shpreh kryeministri gjatë një interviste në medie.

Sipas tij, nga premtimi te realizimi fillon një histori tjetër.

“Kam premtuar aeroportin e Vlorës dhe kam luftuar për ta çuar drejt realizimit. Hyn në një proces dhe ka plot aktorë që duhet të sinkronizohen që të shkojë deri në fund. Vjen puna të hapësh garën dhe vjen një virus dhe gara ngrin. Ka shumë dinamika që e bëjnë transformimin në fund si bilanc nga gjithçka është premtuar”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se pavarësisht situatave, nuk kishte harruar asnjë premtim të dhënë dhe se ato po mbahen. “Gjërat kërkojnë kohën e tyre”, theksoi Rama.

Më tej Rama komentoi edhe LSI-në duke thënë se e ktheu në sistem punësimin mbi bazën e bindjes partiake.

“LSI është shëmbëlltyra e degradimit dhe kalbëzimit. Të mendosh të votosh sot për LSI-në është vërtet të tradhëtosh të ardhmen tënde dhe të fëmijëve të tu”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, kush voton LSI tradhëton të ardhmen e vendit të vet dhe të ardhmen e vet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude