Albania

Bashkia e Tiranës hap aplikimin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Në datat 7 – 11 qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse
Alvaro Morata: Spain had a chance to beat Poland. I am grateful to Luis Enrique for his trust
Kozlowski broke the Euro record by playing for Poland at 17 years and 246 days. He surpassed Bellingham
For the first time since 1996, Spain has no wins after two rounds at the Euro. Then it reached the playoffs
Alba-player of the match Spain - Poland. He has 1 selection and 83 accurate passes