Albania

Bashkia rrëzon akuzat e PD-në: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Bashkia e Tiranës ka rrëzuar akuzat e Partisë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh duke sjellë rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendon se nuk është ndihmuar pas tërmetit. 

Në një njoftim për shtyp bashkia Tiranë, thekson se “si të mos mjaftojnë montazhet dhe inskenimet mashtruese me familjet e prekura nga tërmeti i rëndë i 26 Nëntorit 2019, sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i servirën qytetarëve të Tiranës fytyrën e ish-deputetit që u kap në flagrancë me patllake në dorë, duke luftuar kundër Këndit të Lodrave të fëmijëve te Liqeni, për të transmetuar videomontazhin qesharak të radhës e duke përdorur për fushatë fatkeqësinë e familjes Shabanaj nga Baldushku”.

Bashkia Tiranë, thekson se, “për të bërë transparencë para qytetarëve të Tiranës dhe për të vërtetuar edhe një herë me fakte, e jo me kamera HD e spote publicitare për fushatë siç bën Lulzim Basha, se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar, sqarojmë se: pas tërmetit të 21 Shtatorit, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak të datës 16 dhjetor 2019 në shumën 3 milionë lekë”.

“Pas tërmetit të 26 Nëntorit, familja është strehuar në kontejner dhe gjatë pandemisë është ndihmuar vazhdimisht me ushqime nga bashkia dhe njësia administrative. Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive, për të dy vëllezërit Shabanaj, duke qenë se në shtëpinë e prishur nga tërmeti i Nëntorit 2019 kanë jetuar dy kurorë”, bëhet e ditur në njoftimin e Bashkisë.

“Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot”, bën të ditur bashkia e Tiranës. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Setien is demanding 4 million euros in compensation from Barca. Valverde's resignation cost the club 11 million
Two Cornell players tested positive for coronavirus after the match with Barca
Mbappe finished 1st on the Ligue 1 goalscoring list, scoring 13 goals in 17 appearances. He broke the streak of 4 games without goals
Holland has scored 27 goals in his first 28 Bundesliga appearances. He's the second person to do this
Sevilla are trying to sign Papa Gomez, Monchi is in talks. Atalanta wants to sell him to a club not from Italy
Holand has scored 14 goals in 13 Bundesliga games this season
Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017