Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BDI: E blerta e jetës cilësore, oferta më kreative e kësaj fushate zgjedhore

Me Tubimin zgjedhor që sot Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë në qytetin e Gostivarit përmbyllë fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Zëdhënësi i BDI-së  Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp ka vlerësuar se kjo fushatë ka qenë një nga fushatat më të mira dhe më pozitive, gjatë së cilës në çdo komunë ku garon ka prezantuar konceptin inovativ dhe kreativ të Agjendës së blertë, kandidatët për kryetarë komunash dhe listat e kandidatëve për këshilltarë.

“Së pari më lejoni të konstatoj se kishim një fushatë të drejtë, në të cilën me të vërtetë të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi t’iu prezantohen qytetarëve në kushte të barabarta. Ky është përfitim  i rëndësishëm demokratik, që korrespondon me pjekurinë demokratike të një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi kandidat për anëtarësim në BE.  Sipas mendimit tonë, për BDI-në padyshim kjo ishte fushata më e bukur që e kemi pasur deri më tani në çdo aspekt: E para, kishim fushatë jashtëzakonisht pozitive dhe kjo u ndje në një numër të madh takimesh me qytetarët. Ata u interesuan për projektet, propozuan edhe projekte të tyre dhe më e rëndësishmja – e pranuan agjendën e blertë, si një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e mjedisit të tyre, për rregullimin e lagjeve të tyre, vendbanimet dhe  komunat më gjërë. Mbajtëm afër 20 Tubime qendrore në të gjitha qendrat më të mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Nga Likova dhe Saraji, përmes Çairit, Tetovës dhe Gostivarit, deri në Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Realizuam qindra vizita, në të gjitha vendbanimet, duke shkuar nëpër lagje dhe vendbanime, duke trokitur në secilën derë, duke realizuar takime të drejtpërdrejta me dhjetëra dhe dhjetëra mijëra qytetarë’, tha zëdhënësi Osmani.

Edhe pse fitoren e vërtetë e presim të dielën, më 17 tetor, duke e konsideruar fushatën si një pjesë të veçantë të garës politike, në këtë pjesë të parë padyshim që ne fituam, u shpreh më tej zëdhënësi i BDI-së.

“Me energji pozitive, me një ofertë të mirë, me një koncept të bukur, me projekte të mira, duke imponuar agjendën e blertë si diskursi më i rëndësishëm i kësaj fushate, arritëm t’u rezistojmë sulmeve nga konkurrentët politikë dhe qëndrimit të tyre të padrejtë dhe joparimor, si dhe të koalicionit të tyre joparimor në të cilin ata vetë nuk besojnë më. Sidoqoftë, sot përfundon fushata. Kishim 20 ditë fushatë të lodhshme, dinamike por edhe pozitive dhe të bukur. Dua ti përgëzoj qytetarëve për dinjitetin, për pjekurinë e dëshmuar demokratike dhe t’i faleminderoj që ishin të hapur për të dëgjuar dhe për të kontribuar në krijimin e agjendës së re të blertë”, potencoi Osmani.

Ai iu bërri thirje qytetarëve që të dielën, më 17 tetor,  në mënyrë demokratik dhe të lirë të dalin dhe të votojnë.

“ Në fund, dua t’i ftoj të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përcaktimit të tyre politik ose vendimit se për kë duan të japin votën e tyre, megjithatë të dielën të dalin në votim. Zgjedhjet janë momenti më i rëndësishëm kur secili prej nesh në mënyrë të fshehur e jep mendimin e vet; është e rëndësishme që secili prej nesh në mënyrë të lirshme të shpreh vullnetin politik dhe me këtë të merr pjesë në krijimin e së ardhmes së vet dhe të ardhmes së përbashkët”, theksoi në fund të konferncës për shtyp zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.