Albania

BE në “rrugën e duhur” në arritjen e objektivit 2020 për emetimet e gazrave serë

Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur synimin e tij të vitit 2020 për uljen e gazrave serrë me një të pestën krahasuar me nivelet e vitit 1990, tha sot agjencia mjedisore e Bllokut.

“Në 2019, emetimet e gazrave serrë, që fajësohen për ndryshimin e klimës, u ulën me pothuajse 4 % në të 27-a vendet anëtare të BE-së, një rënie që ndodhi para efekteve të pandemisë së COVID-19″, tha Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA).

“Të krahasuara me nivelet e vitit 1990, reduktimet totale ishin 24 % më të ulëta”, shtoi EEA në raportin e saj, duke përmendur politikat efikase të klimës.

Duke komentuar mbi pandeminë, agjencia me bazë në Kopenhagë tha se ka tregues të fortë që rënia ekonomike në vitin 2020 ka ulur ndjeshëm konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe emetimet e gazrave serrë në vitin 2020, veçanërisht në sektorin e transportit.

Ajo paralajmëroi se efekti i pandemisë në emetime mund të ndalet shpejt, kur aktiviteti ekonomik të rimëkëmbet.

Megjithatë, 12 vende kanë nivele emetimi më të larta se kufijtë e tyre vjetore, ku përfshihet Austria, Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda dhe Polonia.

Football news:

Kepa conceded 8 goals in 6 matches of the season for Chelsea
Musa could move to West Brom before the end of the season. Medical check-up-on Wednesday (Daily Mail)
Fikayo Tomori: Maldini, the best defender in history, called me and I knew I wanted to play in Milan
Benitez will not return to Chelsea if Lampard leaves, and will not take charge of Newcastle until the change of ownership
Arthur scored for Juventus for the first time. He is playing his 19th game for the club
Chelsea fans supported Lampard with the We Believe in Frank banner. Then. Now. Always
Real Madrid DIRECTOR Butragueno: Everyone knows what Zidane means to us. Rumors appear when there are no wins