Albania

Berisha akuzon drejtorin e burgut të Fierit, i përgjigjet Hasani: A ka turp ky njeri që ka drejtuar shtetin, që merret me anonime, shantazhe e kërcënime

Sali Berisha ka bërë disa akuza ndaj drejtorit të burgut të Fierit, Arjan Hasani. Në një status të tij të fundit, Berisha duke iu referuar “qytetarit dixhital”, denoncon drejtorin e burgut të Fierit për abuzime dhe terror ndaj punonjësve të burgut.

Por ndaj këtij sulmi ka reaguar menjëherë drejtori i burgut, Hasani, që i cilëson si shpifje.

“Janë trillime dhe shpifje në vazhdimësi të bëra, nga një njeri që ka për detyre, të nxijë punën e institucioneve shtetërore në vazhdimësi!

Pa fakte, prova, emër, mbiemër, po vetëm me anonime! Turp për një njeri që ka drejtuar shtetin, me anonime, shantazhime e kërcënime!”, shprehet Hasani.

Më tej ai shton se “është i lutur ky mostër dhe çdo person tjetër, punonjës apo djalli me të brirë, të vërtetoj qoftë një rast të vetëm, që ka lëviz, apo lëviz ndonjë punonjës nga puna, për motivet që ka dhënë ky në paçavuret e sipërpërmendura!”

“Jam i hapur për çdo verifikim, hetim. Të gjithë ata që kanë lëviz dhe do të lëvizin, nuk i përgjigjen situatës, janë të pa aftë, janë inaktiv dhe pa vizion, për të kryer detyrën”, thekson Hasani.

Nuk është rasti i parë që Berisha e sulmon drejtorin Arjan Hasani. Më parë ai e akuzonte, drejtorin e burgut se kishte liruar një të burgosur të dënuar për vrasjen e një polici në Itali, me amnistinë e vitit 2016. Por kjo akuzë u hodh poshtë me fakte e dokumente si e pavërtetë.

Por Berisha, në të njëjtin status, ka akuzuar sërish drejtorin e Burgut të Fierit, Arjan Hasani për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit në lidhje me një tjetër të dënuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Koçeku, i cili është trajtuar me leje, që në të vërtetë i takonte, para se Hasani të emërohej drejtor.

Edhe këtu Prokuroria e Elbasanit dhe SHKBB, filluan hetimet dhe kanë marrë nën hetim shefin e edukimit dhe shefin e regjimit te brendshëm dhe i kanë pezulluar, pasi panë të gjithë dokumentacionin. Por për Arjan Hasanin nuk është marrë asnjë veprim.

Edhe në këtë rast, sipad dokumenteve, raportohet autoritetet e burgut kanë vepruar konform ligjit për planifikimin e lejes shpërblyese për Artan Koçekun si dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga shërbimet përkatëse, ku është marrë miratimi nga shërbimi ligjor; kujdesi social dhe shërbimi i ruajtjes së sigurisë.

Football news:

Flick is not thinking about leaving Bayern, but there are problems in his relationship with Salihamidzic
Messi spent 20 minutes on the pitch after the match with Rayo, taking photos and communicating with stewards and bolboys
Anonymous mindless idiots. Manchester United reacted to the racism against the team's players in social networks
Tuchel on PSG and Chelsea: I had a shitty Christmas, and suddenly I found the best gift under the tree
Mourinho on Klopp's expression on the sidelines: When I behaved like this, there was a reckoning. Some people are different
Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, AC Milan, Juve and 6 clubs from England are among the organizers of the Super League. There will be 20 teams in the tournament
Ronaldo and Georgina violated anti-bullying measures by going to a ski resort. Juve player faces a fine