Albania

Berisha sulmon ish-shefin e CIA-s Goerge Tenet: Një gënjeshtar i lindur. Është nga Qeparoi, por edukuar nga ekstremizmi grek

Sali Berisha hedh një akuzë të rëndë për shefin e CIA-s George Tenet i cili mbajti detyrën e larët nga vitit 1996-2004.

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Berisha, lidhur me ngjarjet e vitit 1997, tha se Tenet ishte një gënjeshtar.

“Marrëdhëniet e mia me George Tenet janë të njohura. George Tenet në mos gaboj në 1997 u bë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Dhe padiskutim që marrëdhëniet e mia kanë qenë jo miqësore. Ai ishte një gënjeshtar kongenital që gënjeu dhe presidentin Bush për armët e Sadam Husseinit“, tha Berisha.

-Jeni duke thënë se shefi i CIA-s George Tenet ishte gënjeshtar?

-Gënjeshtar kongenital, jo gënjeshtar. I lindur. Ai është njeriu i cili i tha George Bush se Sadam Husseini ka armë të shfarosjes në masë. Dhe presidenti Bush ka pranuar si gabim të jetës së tij atë akt që e bazoi te ky njeri.

-Po për Shqipërinë çfarë gënjeu?

-Mbase duke ditur marrëdhëniet që kisha me të. Sepse ju e dini, Tenet është nga Qeparo, një familje shumë  e mirë. Problemi it ij është se ai është ushqyer, edukuar në shkollat e ekstremizmit grek kështu që ai kishte një pikëpamje të veçantë për Shqipërinë, për minoritetin. Ndaj dhe në këtë aspekt unë nuk kam të dhëna, por këta e shfrytëzonin këtë. Unë nuk e kam takuar kurrë atë.

E kam takuar një herë në zyrën e John Deutch kur ky i fundit ishte drejtor i CIA-s dhe aty më thotë “A e ke për gjë se kam thirrur këtu zëvendësin tim” George Tenet. I them nëse nuk e ke për gjë  të jesh me dy shqiptarë, unë nuk e kam aspak.  Tenetit nuk i erdhi mirë por unë ja thashë me qëllim. Familja Koka është një familje puro shqiptare, patriote.

-Në librin e tij me kujtime, George Tenet shkruan vetëm kaq për Shqipërinë: Une jam grek, por vij nga një vend që ndodhet në Jug të Shqipërisë. As e përmend fare që është Koka nga i ati dhe Kacelano nga e ëma.

-Shumë shqiptarë, jo vetëm familja Koka por edhe shqiptarë të tjerë, kryesisht ortodoksë kur kanë emigruar në SHBA kanë gjetur përkrahje të madhe nga kisha greke e cila ka një infrastrukturë të gjerë sociale për të mbështetur emigrantë të ndryshëm dhe në një farë mënyre nuk është vetëm Tenet por shumë shqiptarë janë greqizuar gjatë kohës që kanë qëndruar në Athinë. Ky është takimi i parë dhe i fundit që kam pasur me të.

Football news:

Lampard on 0:0 with Tottenham: Chelsea did enough to win. I'm glad we didn't miss out
Pape Bouba Diop, the author of Senegal's goal against France at the 2002 world Cup, has died. He was 42 years old
Langle injured his ankle in Barca's game with Osasuna. 21-year-old Minghesa is the only Central defender without injuries
De Gea injured his leg when he hit the post. He can return to the game against PSG on Wednesday
Cavani was the second to score 3 (2+1) points for Manchester United, coming on as a substitute in the Premier League. Solskjaer did poker in 1999
Antoine Griezmann: Barcelona want to be Champions. The path will not be easy
Bruno scored 25 (15+10) points in the first 23 games in the Premier League. Best League result alongside Cole and Phillips