Albania

BERLIN – Gjermania tejkalon tre milionë raste COVID-19

BERLIN, 12 prill /ATSH-AFP/ – Gjermania kapërceu sot tre milionë raste infektimi me COVID-19, për shkak të një vale të tretë të epidemisë, e konsideruar nga kancelarja Angela Merkel si “më e zgjatura” që nga fillimi të krizës.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve, që nga fillimi i epidemisë, ka arritur në 3,011 milionë, me 13 245 më shumë se një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik (RKI), ndërsa numri i të vdekurve arriti në 78 452.

Për më tepër, shkalla e incidencës kombëtare të shtatë ditëve të fundit, veçanërisht e ndjekur nga autoritetet, është 136,4 për 100 000 banorë, mbi pragun që detyron në parim një forcim të masave kufizuese.

“Kjo valë e tretë është mbase më e vështira”, tha Merkel, në një fjalim për hapjen virtuale të panairit industrial në Hanover.

Në këtë kontekst, kancelarja  u shpreh në favor të një forme të rreptë të bllokimit kombëtar për një periudhë të shkurtër./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG
Ronald Koeman: I hope that the VAR and the referees will make fair decisions for us and for Atletico
Ramos is unlikely to play against Sevilla. He has been out of the Real Madrid squad for two days
President of Bavaria: There will be no expensive transfers. There is no need for them, we have an incredibly strong team
Statement from Real Madrid, Barca and Juve: We regret that the founding clubs of the Super League signed a commitment to UEFA yesterday. This is inconsistent