Albania

Beteja e Thaçit për të qenë i pari

Kush do ta mendonte se një ish student thatanik nga Buroja, një ditë do t`u zgjaste dorën politikanëve më të rëndësishëm nëpër botë, teksa përfaqëson Kosovën në takime të niveleve të larta, raporton T7.

Student i Historisë që u largua në Perëndim në vitin 1996, do të kthehet sërish në Kosovë; por me një mision tjetër.

I angazhuar në strukturat e LPK-së për çlirimin e Kosovës, Thaçi shumë shpejt do të vie në krye të Drejtorisë Politike të UÇK-së. 

Në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë politike të UCK-së, Thaci udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Rambuje; duke lënë nën hije liderë polititik të të kohës.

Pas përfundimit të këtyre negociatave pa marrëveshje, ndërhyrjes së NATOS dhe lirisë së Kosovës, Thaci i njohur me nofkën gjarpëri, do jetë sërish në krye; kësaj radhe si kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës. 

Primatin e të cenurit lider, Thaci e humbi gjatë zgjedhjeve të para në Kosovë dhe vazhdoi qëndrimin në opozitë deri në vitin 2007.

Me një anglishte larg të qenit normal, Hashim Thaci arriti që të ruante takimet me ndërkombëtaret të cilat u forcuan edhe gjatë kohës sa ai ishte anëtarë i ekipit negociator; por jo udhëheqës.

Ëndërra e tij prej lideri do të jetësohet vetëm mbi fakteqësinë e dikujt tjetër.

Kur Rugova vdiq dhe LDK-ja humbi zgjedhjet, Hashim Thaci arriti të bëhët kryeminstër.
Në këtë pozitë ai udhëhoqi kosovën drejt pavarrësisë së Kosovës.

Kuptohet, deklaratën e kësaj të fundit do ta lexonte Thaçi në mënyrë që historian të mbetet në histori nga ky moment..

Kryeministri i atëhershëm e kishte në fokus partneritetin me të huajt pasi që shteti i ri kishte nevojë për njohje e përkrahje.

Udhëtoi, bëri fotografi e tha se u angazhua fort, jo një por në dy mandate si kryeministër.

Më pas do të merrte një angazhim transit si Ministër i Jashtëm sepse synimi ishte diku tjetër.

Thaci dëshironte poziten më të lartë në hierarkinë shtetërore.

Me 26 shkurt të vitit 2016, Thaci u bë President i Kosovës.

Kurse tash haçi është më shumë i interesuar në diçka tjetër, në përfaqësimin e Kosovës jashtë.

Thaçi po insiston të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Në këtë luftë për të dominuar, Thaci po pretendon ta arrijë edhe një qëllim; pajtimin me armikun e dikurshëm dhe të tanishem të Kosovës.

Por a do ta rrijë këtë qëllim?!

Mbetet të shihet.

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: I Think it was a penalty against Aston Villa
Philadelphia played in t-shirts with the names of black people who died at the hands of the police
Kompany tries everything at Anderlecht: he coached without a license (terrible), played 15 matches and invested 3 million euros in the club
Aston Villa coach on Manchester United penalty: A shameful decision
Paul Pogba: Winning the Europa League and the FA Cup are two of Manchester United's goals for this season
Manchester United's first ever Premier League win 4 consecutive games with a difference at least 3 goals
Brunu has scored 7 (4+3) points in his last 3 games for Manchester United