Albania

Bien shifrat në Kosovë/ 11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19

Kosova ka nisur këtë javë me një rënie të shifrave nga COVID-19. Në krahasim me të dielën, sot Kosova ka regjistruar më pak viktima dhe raste, pasi 11 pacientë e humbën betejën ndaj COVID-19 kurse u shënuan 539 të infektuar.

Prishtina mban kryesimin për rastet e reja me 179 teksa situata mbetet problematike në Gjilan, Mitrovicë e Gjakivë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

1.219 TESTIME, 574 TË SHËRUAR DHE 539 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Football news:

President of Genoa: I intend to keep Shomurodov. Juventus did not contact us
Liverpool have not scored any of their last 87 shots in the Premier League. The team has 4 consecutive matches without goals
Leroy Sane: Pep teaches so that I started to hear the little man in my head
Jamie Carragher: The championship is slipping away from Liverpool. They'll start worrying about getting into the top 4, not the title
Liverpool lost at Anfield for the first time in 69 Premier League games (and Burnley). Klopp's team has yet to score in 2021
Sevilla are Interested in Papu Gomez
Rookie of the Urals Ibrahimi: will Manifest itself in RPL - sparkle everywhere. Good league for pumping