Albania

Bilanci në një muaj Covid-19, gjatë korrikut u rritën infektimet dhe rastet aktive

Lehtësimi i masave kufizuese, sezoni turistik veror dhe depërtimi në territorin e vendit i variantit Delta të koronavirusit, duket se kanë ndikuar në rritjen e numrit të infektimeve gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 558 qytetarë u prekën nga Covid-19 gjatë muajit të shkuar, duke “prishur” trendin në rënie të rasteve të reja që ishte krijuar gjatë muajve maj dhe qershor.

Numri i personave aktivë me koronavirus u rrit me tetë herë gjatë muajit të shkuar. Nga 53 të prekur që ishin në fundin e muajit qershor, shifra arriti në 402 ditën e shtunë. Nga ana tjetër, korriku paraqiti një bilanc pozitiv për sa i përket fataliteteve.

Gjatë muajit të shkuar humbi vetëm një qytetar, shifër kjo shumë më e ulët krahasuar me muajt paraardhës.

Ecuria e vaksinimit ishte gjithashtu pozitive. Gjatë muajit të shkuar u kryen 222,813 vaksinime kundër Covid-19, me një mesatare ditore prej rreth 7 mijë dozash të administruara. Shtresa e popullsisë së vaksinuar pritet të zgjerohet edhe më tej gjatë gushit, muaj i cili është përcaktuar si i hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen.

e.r/dita

Football news:

Ashraf Hakimi: The Muslim community in Paris is one of the reasons for joining PSG. I knew that I would feel at home
Rüdiger is ready to move to Bayern. He wants to receive more than 10 million euros a year
Ashraf Hakimi: Playing with Messi is a dream. He is simple-minded, taciturn, I was amazed by his behavior
Koeman will not be fired in the next few days. The key matches will be 3-with Levante, Benfica and Atletico
Gerard Pique: Barca has 5 games with a two-day rest. Champions League, match with Atletico. We are people
Sulscher on Ronaldo: His discipline has affected the Manchester United players. He knows that he will not go out in every match
Donnarumma is unhappy at PSG, he wants to play more often. Messi, Neymar and other Latin Americans support Navas