Albania

Bilushi i Metës zbulon në konfidencë çfarë ka dosja sekrete e futbollistit ganez

Pas daljes së sotme të Ilir Metës para gazetarëve, ku deklaroi se ka shpallur sekret dosjet e shtetësive që ka shitur, Bilushi i Metës u tregoi në konfidencë gazetarëve se çfarë përmbante dosja e futbollistit ganez, që Meta tregoi para gazetarëve.

Në atë dosje ka 10 fletë.

Faqe e parë është një shënim dore i Rit Halilit:

“Liro ma shih këtë dosjen e futbollistit, se nuk na lejojnë më shumë se katër të huaj.

Flasim për të gjitha”

Faqe e dytë, është një foto e freskët dhe një fotokopje pasaporte ganeze.

Faqe e tretë shënim i Ilir Metës: Pyet sa  e kanë blerë këtë futbollistin këta të Tiranës.

Faqe e katërt, përgjigjia e klubit: Lirë e kena kap, se ishte pa letra në Greqi, kishte ardh me refugjatët.

Faqe e pestë: Informacion mbi sigurinë.

Shënim nga Bariu: “Flas unë me ata të SHIK, na e sjellin një letër më vonë”.

Faqe e gjashtë: “Shefo qeka në ndjekje penale për fallsifikim dokumentash. E paska ky Tan Gjermeni”.

Faqe e shtatë. “Ok po e shpall dosje sekret dhe kur të mbarojë  gjyqi, si t’ia lërë emrin gjykata, ashtu e shënojmë dhe në dosje”.

Faqe e tetë: “Ti dërgohet dekreti Ritit dorazi, që t’ia tregojë UEFA-s. Pastaj vazhdoni procedure”.

Faqja e nëntë: “Tit Vasili t’i marrë numrin e ID dhe ta regjistrojë në LSI”.

Faqja e dhjetë: “Rit Halilit t’i kërkohen 2000 vota për LSI-në, ose kostua përkatëse”.

Kjo përmbajtje është dhe arsyeja pse dosja u shpall sekret, pasi ajo nuk mund të bëhet objekt talljesh në publik.

Shteti duhet të jetë serioz.

Football news:

How will you remember Maradona? Let's share warm memories, stories from your childhood and how much you admired Diego
Barcelona Twitter: Thank you for everything, Diego
Real Madrid: Maradona-an icon of millions of fans, one of the greatest in the history of football
Ukraine was awarded a 0:3 defeat in the game with Switzerland. Because of this, the team is relegated from the top division of the League of Nations
Romario: Maradona's Game delighted Argentina and delighted all of us. He was the best I've ever seen
Napoli on Maradona's death: Forever 💙 goodbye, Diego
Zlatan Ibrahimovic: I miss the Swedish national team. Those who are not bored have already finished their career. I'm not there yet