Albania

Biznesi përshëndet vendimin për heqjen e gjobave për fiskalizimin/ Bregasi për ATSH-në: Na ndihmon që në punë e sipër të korrigjohemi

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Vendimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të mos penalizuar me gjobë biznesin që do të gjendet me shkelje në përmbushje të procesit të fiskalizimit deri në fund të këtij viti është mirëpritur nga komuniteti i biznesit.

Presidenti i “BiznesAlbania”, Luan Bregasi në një prononcim për ATSH-në thotë se biznesi e përshëndet këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Biznesi, tha ai, ka kërkuar gjatë kësaj periudhe mundësinë e shtyrjes se afatit të nisjes së zbatimit të procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B.

“Duhet të theksojmë. Biznesi e pranon reformën e Fiskalizimit. E do dhe e përshëndet, sepse ka lidhje me rritjen e fuqisë së ekonomisë, formalizimin dhe rrit edhe barazinë midis bizneseve. Është një betejë për tu ndarë nga informaliteti në ekonomi. Pra si politikë i gjithë komuniteti i biznesit e ka pranuar. Çështja është te kosto shtesë që ka ky proces, por edhe administrata tatimore ende nuk është e përgatitur me logjistikë e infrastrukturë. Ndaj ne kërkuam që procesi të shtyhej deri më 31 dhjetor, me qëllim dhe për tu trajnuar, aftësuar e përshtatur pajisjet me programin e ri të fiskalizimit”, deklaroi Bregasi.

Por gjithsesi, theksoi Bregasi, kjo masë e ndërmjetme e ndihmon sipërmarrjen.

“Vendimi për të mos penalizuar biznesin deri në fund të këtij viti përshëndetet nga “BiznesAlbania” dhe kompani të tjera private. Kjo do të thotë se ne mund të nisim procesin dhe në rast se gabojmë nuk penalizohemi. Kjo masë e ndërmjetme e ndihmon sipërmarrjen që në punë e sipër të korrigjohet, trajnohet dhe kualifikohet e të plotësojë logjistikën e infrastrukturën që vitin tjetër të operojë sipas standardeve të kërkuara”, tha Bregasi për ATSH-në.

Më 1 korrik nis procesi i Fiskalizimit për për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B.

Përfshirja në procesin e Fiskalizimit të transaksioneve pa para në dorë midis tatimpaguesve do të shërbejë edhe si bazë për fillimin më 1 shtator të transaksioneve me para në dorë.

Ndërkohë prej 1 janarit ka nisur zbatimin faza e pare e fiskalizimit që përfshin bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike.

Referuar të dhënave të administratës tatimore, numri i tatimpaguesve të cilët pritet të hyjnë në procesin e Fiskalizimit më 1 korrik është rreth 34 mijë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Sassuolo is ready to give Locatelli to Juve on loan for 5 million euros with an obligation to buy out at least 30 million
Sofia Pozdnyakova: It's more fun with the audience, the excitement wakes up. But we do not have such a popular sport as football or figure skating. We are used to it
Gilmore is the future of Chelsea. There is an elite pass, speed, and experience will gain in Norwich
Bologna signed Arnautovich. The forward of the Austrian national team was Interesting to Dynamo
Inter may sign Pjanic to replace Brozovic. Marotta was in contact with the Barca midfielder
Shevchenko urged Yaremchuk to move to Benfica at the request of Rui Costa
Barcelona can sign the striker of the Spanish Olympic team of the World in the event of the departure of Braithwaite and Manay