Albania

Bleonida Pepshi: Fotot provokuese të afrojnë më shumë me publikun

Një vajzë e re dhe me shumë vullnet për punë, një bukuroshe kosovare në Zvicër. Është kjo Bleonida Pepshi, e cila ka zgjedhur që bukurinë e saj ta nxjerrë në pah te publiku zviceran, duke u bërë kështu imazh i produkteve atje. E re në moshë, por edhe në profesionin që ka zgjedhur, ajo nuk e heq mundësinë që në të ardhmen të konkurrojë në ndonjë konkurs bukurie. Vjen për të treguar më shumë në këtë intervistë…
Pse Bleonida zgjodhi modelingun?
Më ka pëlqyer gjithmonë.
Çfarë e bën një modele të suksesshme?
Të punojë më shumë që të arrijë qëllimet.
Përshtypjet që të la shërbimi i parë fotografik?
Fotografi i parë ka qenë Agon Gjinofci, e më ka lënë shumë përshtypje, që të bashkëpunoj edhe më tej me të.
Emocionet, sa arrije t’i kontrolloje?
Mundohem sa më shumë t’i kontrolloj ato.

Po vënia në kokë e kurorës së parë, si do të ndikojë, e ke menduar të konkurrosh në ndonjë spektakël bukurie?
Kam menduar në të ardhmen, por të shohim, se nuk i dihet.
Mendon se fotot provokuese mund të ndikojnë që të depërtosh më lehtë dhe publiku të të njohë më shumë në bazë të tyre?
Mendoj që po.
Çfarë mendon për të pozuarit nudo, që shumë modele po e bëjnë kohëve të fundit; po ti, do pozoje?
Jo, nuk më pëlqen.
Cilët janë bashkëpunëtorët e tu tani?
Për momentin jam duke bashkëpunuar me “Versuit” dhe me fotografin e njohur Shpend Salihi; është një parfum i ri që ka aromë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur me të.
Po ata me të cilët nuk do të bashkëpunoje kurrë?
Me të gjithë bashkëpunoj.
Çfarë more nga 2020-ta dhe çfarë pret nga 2021-shi?
Në 2020-ën kam bërë marketing me një parfum, i cili shumë shpejt do të dalë në shitje, ndërsa vitin e ardhshëm pres më shumë nga vetja.
Mendon se modelingu në Shqipëri është në vlera në miniaturë?
Mendoj që po.
Po të mos ishe modele, çfarë do të kishe zgjedhur?
Do kisha zgjedhur kozmetikën.
Eksperienca më e bukur e jetës tënde në fushën e bukurisë?
Eksperienca ime ka qenë fusha e marketingut, duke punuar me njerëz që kanë shumë përvojë.

Football news:

Manchester City have prepared a 10-year plan for Messi. After finishing his career, they want to make him an Ambassador for the club (The Times)
A Preston player who twice touched an opponent's genitals can be disqualified for 3 matches
Griezmann about his childhood: I tried to get into 10 clubs in France, but no one gave me a chance
Austin Matthew McConaughey (co-owner) is preparing for MLS: all season tickets have been sold, although there are only 2 players in the team, and the stadium (for $240 million) is still under construction
Lineker on Liverpool: Huge praise for Klopp's spectacular performance despite injuries
Griezmann on the match with Argentina at the 2018 world Cup: Offered Deschamps 4-4-2 and personal custody of Messi. He listened
Ex-inter defender Maicon may move to Sona from Serie D