Albania

BM – Londra prezanton buxhetin e rritur antiCOVID-19 dhe postBrexit

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak prezantoi sot planin buxhetor për të mbështetur ekonominë e Britanisë së Madhe, gjunjëzuar nga pandemia dhe që do të duhet të bëjë pa fondet europiane pas Brexit.

Rishi Sunak theksoi në fundjavë për Sky News se Britania e Madhe është vënë nën një presion të madh dhe po përballet me një tronditje të madhe ekonomike, duke lënë të kuptohet se një frenim paraprak i shpenzimeve ishte parashikuar.

Në një fjalim në Parlament rreth orës 12:30 GMT, Sunak do të njoftojë masat e reja për mbështetjen e punësimit, duke përfshirë një mekanizëm të quajtur “fillimi i ri” i cili siguron 2,9 miliardë stërlinapër tre vjet për të ndihmuar më shumë se një milion persona të papunë në kërkim të një pune.

Kancelari gjithashtu planifikon të zgjasë deri në fund të marsit një program mësimi që mundëson për punëdhënësit të marrin 2 000 stërlina për çdo nxënës të ri të punësuar, për të luftuar kundër papunësisë, që ka filluar të rritet ndjeshëm në muajt e fundit si pasojë e pandemisë.

Kjo e fundit ka goditur në mënyrë të veçantë aviacionin, turizmit, shpërndarjen, restaurimin dhe vendet e jetës së natës apo palestrat.

Britania e Madhe është vendi më i prekur në Europë nga pamdemia e koronavirusit të ri me më shumë se 55 000 të vdekur të testuar pozitiv./ /ec/

Football news:

Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football
Game of Thrones actor on Liverpool: Manchester United would have been destroyed a year ago. Huge progress
Ricard Puig: It's a pretty tough season, I'm not used to playing so little. Scoring with a header is something unreal
Khabib: I am preparing for my debut in big football. I am a free agent