Deputeti Myslym Murrizi deklaroi se opozita parlamentare është pro listave të hapura. Përmes një reagimi Murrizi theksoi se listat e hapura kërkohen nga mbi 85% e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, listat e hapura nuk pengojnë por kufizojnë praktikisht koalicionet zgjedhore, ndërsa shtoi se do të votojë pro rekomandimeve të OSBE/OHDIR për reformën zgjedhore.

REAGIMI I MURRIZIT
Kushtetuta qe sot kemi ne fuqi eshte miratuar ne vitin 1998 ne menyre te njeaneshme sepse PD ju beri thirrje votueseve te saj te mos mernin pjese ne votim dhe rezultati ishte me letra 51% por ne fakt askush nuk e di
Kjo kushtetute u ndryshua me 21 prill 2008 nga dy individ pa u konsultuar me askend dhe dy parti parlamentare ( l s i dhe p d k) u futen ne greve urie brenda ne parlament
Sot ndryshimet kushtetuese jane propozim i 28 deputeteve dhe kane ne thelbin e saj LISTAT E HAPURA
LISTAT E HAPURA KEROHEN NGA MBI 85% E QYTETAREVE SHQIPTARE
Deputetet e opozites kane mundesuar ligjerisht plotesimin e kerkeses te shumices derrmuese te Shqiptareve sepse qysh nga viti 2008 kjo e drejte qe qytetaret te vendosin me REFERENDIUM eshte MOHUAR
LISTAT E HAPURA NUK PENGOJNE POR KUFIZOJNE PRAKTIKISHT KOALICIONET ZGJEDHORE
Kerkesa e mbi 85% te Shqiptareve per LISTA TE HAPURA eshte shume me legjitime se halli i Rames, Bashes per rrokade karrikesh ku njeri i leron karriken tjetrit
Çdo “ ulerime” sorrash te kujdo tufe qofshin se nuk quhet asnje ligj i rregullt nese nuk behet nga çakenjt apo lakenjt qe duan pushtet me pazare per te kembyer karriket me njeri tjetrin, pa VOTAT E SHQIPTAREVE eshte nje melodi bajate i korit te spurdhjakeve qe tremben nga VOTA E QYTETAREVE
Ne do te votojme PRO LISTAVE TE HAPURA DHE PRO RREKOMANDIMEVE TE OSBE ODIHRIT
ÇDO PAZAR TJETER QE FSHIHET PAS “ uleritjeve” fallco te njeres tufe pasi ka mare sinjal nga tufa tjeter, nuk do ta kete voten tone
Parti fantazma qe mbajne vulen ne xhep dhe kanidojne prej 25 vitesh ne kurriz te PD dhe PS per pergjegjes komunalje dhe jo per DEPUTET, ta harrojne qe do te vazhdojne te mburren se terheqin karrocen duke qendruar ne vithe te KALIT. Boll më me DEPUTET te emeruar nga kryetaret dhe me pseudo-deputet te partive qe prej 9 pale zgjedhjesh politike, marin shume më pak vota sa çkane depozituar firma kur jane krijuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb