Albania

“Bregdeti ynë”, shemben ndërtime pa leje në Sarandë

TIRANË 28 shtator /ATSH-I.Vata/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot se vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë.

Ai thekson se do të pastrohet vija bregdetare dhe çdo ndërtesë e ngritur në kundërshtim me ligjin.

“Vijon operacioni “Bregdeti ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje. Do të pastrojmë vijën bregdetare dhe çdo pjesë tjetër të territorit nga çibanët e ngritur në shkelje flagrante të ligjit”, shprehet Çuçi.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot ditën e dytë për prishjen e objekteve pa leje në Sarandë.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Sulscher on Rashford's social activities: Now he should prioritize football
The Prince of Cambodia refused to acquire Saint-Etienne
Dani Alves: If Barcelona thinks they need me, it's a matter of one call. I can still be useful
Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free
Tuchel about Newcastle: A new contender for the title. The Premier League is the most difficult league in the world, and it is getting more and more difficult