Albania

BRITANI E MADHE – Sturgeon: Skocia së shpejti në referendum për pavarësinë

LONDËR, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Sa më shpejt që Skocia të ketë pavarësi, aq më mirë për të gjithë ne, tha sot kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, duke ringjallur debatin mbi ndarjen e vendit të saj nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.

Deklarata e sotme e Sturgeon-it për “Sky News” pasuan komentin e saj fundjavën e kaluar, sipas të cilit ajo dëshiron një tjetër votim për pavarësinë, në fillimet e mandatit të ardhshëm të parlamentit skocez.

Sipas ligjit aktual, Skocia ka nevojë për miratim nga parlamenti britanik për të mbajtur një referendum për pavarësinë.

Nuk është e ligjshme ose e pranueshme për kryeministrin Boris Johnson që të thotë se nuk i përket popullit skocez të vendosë”, tha ajo për “BBC”-në.

Në vitin 2014, votuesit skocezë e refuzuan pavarësinë nga BM me 55-45%.

Johnson e ka quajtur atë votim një ngjarje vendimtare, një ngjarje që ndodh një herë në një brez, duke përjashtuar lejen e Westminsterit për një të dytë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar: Thank God for the charisma. I have a gift to be different from the rest
Wayne Rooney: It's time to lead the younger generation. I had a great career
Lineker on Rooney: One of our greatest players. England would have won Euro 2004 had he not been injured
Chelsea will give Drinkwater the third rent - Kasimpasa. He has not played since February
Neymar: I became an icon and idol in football. Courage is my main advantage
Ole Gunnar Solskjaer: Liverpool want to beat everyone. Manchester United knows that they can beat anyone
Messi missed today's Barca training session