Niveli i alarmit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po kalon nga 3 në 4, që do të thotë se transmetimi është “i lartë ose në rritje eksponenciale”, kanë thënë zyrtarët kryesorë të saj mjekësorë.

Kjo vjen pasi këshilltari shkencor i qeverisë paralajmëroi se mund të ketë 50,000 raste të reja me koronavirus në ditë nga mesi i tetorit pa veprime të mëtejshme.

Të hënën, 4,368 raste me koronavirus, ndwrsa pritet qw kryeministri neswr tw dalw me njw deklaratw. Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg tha se dukej “shumë e mundshme” që pub-et dhe vendet e tjera në Angli do të detyrohen të mbyllen nga ora 22:00, së bashku me masa të tjera.

Në një deklaratë që konfirmon rekomandimin e tyre për të kaluar në nivelin 4, zyrtarët kryesorë mjekësorë për Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut thanë që rastet tani “po ngriheshin me shpejtësi dhe ndoshta në mënyrë eksponenciale në pjesë të rëndësishme të të katër kombeve”.

Ata i nxitën njerëzit të ndiqnin udhëzimet e qeverisë “për të shmangur vdekjet e konsiderueshme dhe rrezikun qw kanoset gjatw vjeshtws dhe dimrit.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se masa pasqyroi “ndryshimin e rëndësishëm në kërcënimin aktual të paraqitur nga koronavirusi”.

Kalimi në nivelin 4 nuk duhet të jetë një befasi duke pasur parasysh paralajmërimin nga dy këshilltarët më të vjetër të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar këtë mëngjes.

Infeksionet po rriten – megjithëse disa ekspertë vënë në dyshim nëse situata është aq e tmerrshme sa përcaktuan Prof Chris Witty dhe Sir Patrick Vallance kur ngritën mundësinë e 50,000 rasteve në ditë nga mesi i Tetorit.

Covid
Covid
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb