Albania

BRUKSEL – BE autorizon ndihmën holandeze prej 3,4 miliardë euro për KLM

BRUKSEL, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian autorizoi sot Holandën të japë një ndihmë prej 3,4 miliardë eurosh për KLM për t’i bërë ballë pasojave të krizës nga koronavirusi, njoftoi sot komisioni në një komunikatë.

Kjo ndihmë, në formën e kredive i shtohet shtatë miliardë eurove të akorduara nga Franca më 7 maj për të garantuar mbijetesën e “Air France”, me të cilën grupi ajror holandez formon grupin “Air France-KLM”.

Këto 3,4 miliard euro janë ndarë në një kredi prej 2,4 miliardë të dhëna nga 11 banka, duke përfshirë tre nga Holanda, 90% të garantuara nga shteti holandez dhe një kredi direkte nga kjo e fundit për KLM për 1 miliardë euro.

“Kjo garanci dhe kjo kredi shtetërore (…) do t’i sigurojë KLM-së likuiditetet për të cilat ka nevojë urgjente për t’i bërë ballë humbjeve nga pandemia e koronavirusit”, theksoi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Margrethe Vestager, cituar në një komunikatë.

Franca dhe Holanda posedojnë secila 14% të “Air France-KLM”.

Në total, grupi ajror franko-holandez ka përfituar 10,4 miliardë euro ndihma nga Parisi dhe Haga për t’i mundësuar kapërcimin e krizës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Latvian Stepanov is Wenger's worst transfer. Arsene did not understand that Bergkamp admired him for a joke – and signed
Berbatov – Bale: Gareth, I want to see you play football!
Arturo Vidal: Bayern are always the favourites, but Barcelona is the best team in the world
Kike Setien: Lewandowski is a great player, but he is not on the level of Messi
The great Milan of the noughties are already coaches: Gattuso is rebuilding Napoli, Shevchenko is going to the Euro, some are still at the club
The Premier League will not have a winter break in the 2020/21 season. Start-September 12, end-may 23
Liverpool have entered talks with Bayern over Tiago