Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BRUKSEL – KE: Marrëveshjet e blerjes së energjisë së rinovueshme mund të luftojnë çmimet në rritje të energjisë

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH/ – Situata në tregjet e energjisë është e tensionuar dhe pas shtysave kombëtare për veprim, Komisioni Evropian ka njoftuar rekomandimet e tij për të luftuar çmimet rekord të energjisë, sipas revistës së përmuajshme të tregtisë Pv Magazine.

“Energjia e rinovueshme mund të stabilizojë tregjet aktualisht të paqëndrueshme të energjisë elektrike dhe gjithashtu të mbrojë nga luhatjet e mëdha të çmimeve në të ardhmen”, vlerësoi KE.

Prej disa javësh, pikëpamja e rritjes së çmimeve në tregjet e gazit dhe energjisë elektrike është bërë gjithnjë e më shqetësuese.

“Rritja e çmimeve globale të energjisë është një shqetësim serioz për BE-në”, tha eurokomisioneri për Energjinë, Kadri Simson.

“Ndërsa dalim nga pandemia dhe fillojmë rimëkëmbjen tonë ekonomike, është e rëndësishme të mbrojmë konsumatorët e cënueshëm dhe të mbështesim kompanitë evropiane. Komisioni po ndihmon shtetet anëtare të marrin masa të menjëhershme për të zvogëluar ndikimin në familjet dhe bizneset këtë dimër”, shtoi ai.

Kalimi në energji të pastër

Në letrën e Komisionit thuhet se një kalim në energjinë e pastër do të ishte mbrojtja më e mirë kundër goditjeve të ardhshme të çmimeve.

Prandaj, në përgjigje të çmimeve të larta, ai propozon, ndër të tjera, më shumë investime në burimet e rinovueshme dhe përshpejtimin e ankandeve dhe proceseve të lejimit të energjisë së rinovueshme.

“Kriza aktuale e çmimeve të energjisë tregon nevojën urgjente që bizneset të investojnë në energji elektrike të besueshme dhe me kosto të ulët të rinovueshme”, tha drejtori ekzekutiv i SolarPoëer Europe, Ëalburga Hemetsberg.

“KE ka njohur rëndësinë strategjike të Marrëveshjeve të Blerjes së Energjisë së Rinovueshme për kontinentin dhe ne mezi presim udhëzimet shtesë të tij në kuadër të PPA-ve për shtetet anëtare para vitit 2023”, vazhdoi ai.

Marrëveshjet e blerjes së energjisë

Në të gjithë Evropën, këtë vit u nënshkruan një numër rekord marrëveshjesh për blerjen e energjisë (PPA) që mbulojnë një kapacitet prej 3,5 gigavat, që përfaqëson rritje në tetë vitet e fundit.

Megjithatë, as tregu i PPA-ve nuk është plotësisht i mbrojtur nga kriza aktuale e energjisë.

Trazirat në tregun e energjisë kanë pasur një ndikim negativ në çmimet në tregun e PPA-ve këtë vit.

Sipas të dhënave, tregjet e PPA-ve në Gjermani dhe Britaninë e Madhe ishin ato që u goditën veçanërisht rëndë, në krahasim me tregjet e tjera evropiane.

Çmimet aktuale të PPA-ve në Gjermani u rritën me 8,9 për qind, në 53 euro për megavat/orë, në krahasim me tremujorin e fundit.

Marrëveshjet e blerjes së energjisë për erën u rritën me 13,4% në 64,2 euro për megavat/orë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.