Albania

BRUKSEL – Michel: Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë

BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH-AA/ – Bashkëpunimi mes BE-së dhe NATO-s është ngritur në një nivel që nuk është parë në të kaluarën, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg foli gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, përpara ditës së dytë të samitit virtual të liderëve të BE-së.

Shefi i NATO-s do të marrë pjesë në diskutimet e krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së rreth politikës së sigurisë dhe mbrojtjes së bllokut.

“Gjatë viteve të kaluara, ne ishim në gjendje të rrisim bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s në një nivel të pazakontë”, theksoi Stoltenberg.

“Aleanca ushtarake është e gatshme për bashkëpunim me BE-në për të forcuar rezistencën dhe kapacitetet e mbrojtjes kibernetike, si dhe për të kundërshtuar efektet e ndryshimeve klimatike”, theksoi ai.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë në çështjet për të cilat kemi punuar për shumë vite, si stabilizimi i Ballkanit Perëndimor ose trajtimi i migrimit në Egje”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Europia, Charles Michel, i cili kryeson konferencën e liderëve të BE-së, theksoi se blloku dëshiron të bashkëpunojë me NATO-n për të sjellë më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri në mjedisin tonë, duke iu përshtatur kërcënimeve të reja të dezinformimit, luftës hibride dhe kibernetike, si dhe forcimit të industrisë dhe aftësitë teknike.

“Një BE më e fortë do të thotë një NATO më e fortë”, theksoi zyrtari i lartë i BE-së.

Pas bisedimeve me Stoltenberg, udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjithashtu të ardhmen e marrëdhënieve të bllokut me Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Jordaninë, Libanin, Libinë, Marokun, Palestinën, Sirinë dhe Tunizinë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Conceicau on departure from Chelsea: I am proud of the Porto players. We played a fantastic game
Flick will accept the offer to lead the German national team. Matteus about the Bayern coach
Keylor Navas has never lost in the Champions League in a two-legged match in which he played
Mbappe dancing on the table 🕺 Watch as PSG celebrate their semi-final exit with passion
Pochettino on reaching the semi-finals: It's all down to the PSG players. I missed the adrenaline
Manuel Neuer: Bayern should have played better in Munich. We missed a lot of chances
Hans-Dieter Flick: Bayern lacked the final touch in attack. Congratulations to PSG