Albania

BRUKSEL – Samiti i NATO-s fillon nën masa të forta sigurie

BRUKSEL, 14 qershor /ATSH-AA/ – Liderët e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në selinë e aleancës nën masa shumë të rrepta sigurie dhe nën masat kundër koronavirusit.

Selia e NATO-s në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel pret krerët e 30 qeverive dhe shteteve aleate të cilët do të kenë një axhendë intensive.

Në mesin e temave kryesore të Samitit të NATO-s, janë vendimet rreth udhërrëfyesit që do të drejtojnë në 10 vitet e ardhshme aleancën, koncepti strategjik i NATO-s, rritja e Rusisë dhe Kinës, ndikimi i ndryshimit të klimës mbi sigurinë, kërcënimet kibernetike dhe teknologjitë shkatërruese dhe përfundimi i misionit të NATO-s në Afganistan.

Për takimin me këtë axhendë intensive i cili zhvillohet për herë të parë pas takimit të Samitit të fundit të NATO-s që u mbajt më 3-4 dhjetor 2019 në Britani, kanë ardhur mijëra punonjës dhe gazetarë nga 30 vende.

Për shkak të samitit janë mbyllur shumë rrugë në destinacionin e vajtjes së liderëve për në selinë e NATO-s.

Forcat belge të sigurisë kanë marrë masa të gjera të sigurisë edhe në hotelet ku do të akomodohen liderët dhe delegacionet si dhe në zonat përreth selisë së NATO-s. Zyrtarët belgë kanë njoftuar se me këtë qëllim janë mobilizuar të paktën 2 000 forca sigurie. Po ashtu në kuadër të kësaj janë bërë ndryshime edhe në disa destinacione të transportit publik.

Samiti i NATO-s ndiqet nga rreth 600 gazetarë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Shakhtar coach De Derbi on 2:1 with Genk: If we want to go further, we must play powerfully for the entire 90 minutes
Lewandowski admits that he will leave Bayern in a year. The striker has a contract until 2023
Kochenkov on moving to Arsenal: Shamov, Levashov are excellent goalkeepers, we will compete
Neville about Kane: He seems to be very annoyed, but this is not an excuse. It is impossible to justify a player missing training
Kovac about hooting at Tchuameni: We are devastated that this is still happening in the XXI century. We won the match against racism
Chelsea will offer Inter 120-130 million euros for Lukaku. The striker will be given a contract for 12 million euros a year
Umtiti has fully recovered from his knee problems. The Barca defender is ready to play at the top level