BRUKSEL 14 qershor 2021 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe për aleancën.

Ky është samiti i parë me pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme e saj.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë viteve të fundit, dy vende të rajonit u bënë anëtare të NATO-s.

“Kemi dy anëtare të reja nga ai rajon gjatë disa viteve të fundit, me këtë dëshmuam se dera e NATO-s është e hapur, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë dy vende të reja anëtare, por kemi edhe partnerë në vendet e tjera të rajonit dhe e kemi edhe KFOR-in në Kosovë, jemi të pranishëm dhe vazhdojmë të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit”, deklaroi Stoltenberg.

“Më e rëndësishmja është se pres që liderët të pajtohen për një varg masash konkrete për përforcimin e NATO-s në teknologji, rezistencë, mbrojtje kolektive, ndryshimet klimatike, por edhe si t’i trajnojmë partnerët dhe t’i ndihmojmë që të stabilizohen”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.