Albania

BRUKSEL – Stoltenberg: Më shumë transparencë nga Kina për programin bërthamor

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH–AA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar nga Kina të tregojë më shumë transparencë në programin e saj të armëve bërthamore.

Zyra e shefi të NATO-s njoftoi se Stoltenberg zhvilloi një bisedë me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi, për të diskutuar marrëdhëniet midis NATO-s dhe Kinës si dhe për sfidat e sigurisë ndërkombëtare.

Stoltenberg riafirmoi se aleanca ushtarake transatlantike nuk e percepton Kinën si një kundërshtare, por ai i bëri thirrje Kinës që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe kërkoi që Pekini të marrë më shumë përgjegjësi në respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ai përcolli shqetësimet e aleancës në lidhje me modernizimin ushtarak të Kinës, veçanërisht për programet e saj bërthamore, si dhe ftoi Pekinin të marrë pjesë në një dialog të kontrollit të armëve me NATO-n.

Sipas shefit të NATO-s, palët mund të përfitojnë reciprokisht nga transparenca në lidhje me aftësitë dhe doktrinën e tyre bërthamore.

Duke diskutuar zhvillimet e fundit në Afganistan, Stoltenberg bëri thirrje për një qasje të koordinuar ndërkombëtare kundrejt talebanëve për t’i bërë ata të mbajnë premtimet e tyre në luftën kundër terrorizmit dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut.

Për herë të parë në historinë e NATO-s, samiti i liderëve në muajin qershor trajtoi “ambiciet e deklaruara të Kinës, si dhe sjelljen pohuese dhe politikat shtrënguese të cilat qëndrojnë në kontrast me vlerat themelore të mishëruara” në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

Liderët ranë dakord të përfshihen në një dialog konstruktiv me Kinën për çështjet përkatëse, të tilla si ndryshimet klimatike, por ata i bënë thirrje vendit të “respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare dhe të veprojë me përgjegjësi në sistemin ndërkombëtar, përfshirë në fushat e hapësirës, kibernetikës dhe detare” në përputhje me rolin e saj si një fuqi kryesore./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Nicola Amoruso: Under Spalletti, Napoli became an adult team. De Laurentiis can count on the championship this year
Mourinho is one of the candidates for the post of Newcastle coach. The Saudis believe that he will improve the image of the club
Sulscher on Rashford's social activities: Now he should prioritize football
The Prince of Cambodia refused to acquire Saint-Etienne
Dani Alves: If Barcelona thinks they need me, it's a matter of one call. I can still be useful
Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible