Albania

Brukseli si Uashingtoni, propozon sanksionimin e të akuzuarve për korrupsion, KE: Ja çfarë do të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenime një rezolutë, ku pasi mbështet regjimin e sanksioneve të miratuar në dhjetor të 2020 për personat që akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut, bën thirrje që në këtë regjim të përfshihen edhe akuzat e korrupsionit.

“Korrupsioni ka një ndikim shkatërrues te të drejtat e njeriut dhe shpesh minon funksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe sfidon sundimin e ligjit”, thuhet në rezolutë.

Megjithatë, ndryshe nga regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i vendeve të tjera në botë, regjimi sanksionues aktual i Bashkimit Europian nuk e përfshin korrupsionin te akuzat që dhunojnë të drejtat e njeriut që ndëshkohet me masa kufizuese.

Për këtë qëllim, eurodeputetët e Komitetit të Punëve të Jashtme të PE i kërkojnë Komisionit që të përgatisë një propozim ligjor për të amenduar regjimin në fuqi të sanksioneve, duke përfshirë në të edhe korrupsionin.

Eurodeputetët thonë se legjislacioni i ri duhet të propozojë raste konkrete të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të përmirësohet regjimi i sanksioneve, e po ashtu të mundësojë që mekanizma të tillë të vihen në punë edhe nga shoqëria civile.

Nisma e eurodeputetëve interpretohet si përpjekje për të goditur zyrtarët rusë që qëndrojnë afër Putinit dhe ata bjellorusë që mbështesin Lukashenkon, por nëse propozimi miratohet ajo do të prekë edhe Shqipërinë, ku së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata për përfshirje në afera korruptive madhore ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Por a do të mund të zbatojë të njëjtat sanksione si SHBA sa u takon personave që akuzohen si të përfshirë në korrupsion?

Zëdhënësi i KE, Peter Stano tha se vendosja e sanksioneve ndaj zyrtarëve, apo grupeve të caktuara nga SHBA është çështje që i përket autoriteteve amerikane, duke nënkuptuar se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e këtyre figurave me unionin europian.

“BE përmbahet nga komentimi mbi vendimin e SHBA për të zgjeruar sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Kjo është çështje e autoriteteve amerikane. Masat e SHBA-së zbatohen kundër personave dhe entiteteve të caktuara në marrëdhëniet e tyre me SHBA-së”, deklaroi ai. / Si

j.l./ dita

Football news:

Lewandowski admits that he will leave Bayern in a year. The striker has a contract until 2023
Kochenkov on moving to Arsenal: Shamov, Levashov are excellent goalkeepers, we will compete
Neville about Kane: He seems to be very annoyed, but this is not an excuse. It is impossible to justify a player missing training
Kovac about hooting at Tchuameni: We are devastated that this is still happening in the XXI century. We won the match against racism
Chelsea will offer Inter 120-130 million euros for Lukaku. The striker will be given a contract for 12 million euros a year
Umtiti has fully recovered from his knee problems. The Barca defender is ready to play at the top level
Ex-England goalkeeper Hart moved to Celtic from Tottenham