Albania

Bujar Osmani në kundërshtim me Philip Reeker, nuk përfill sugjerimet e SHBA-ve!?

Disa orë pasi të premten zëvendës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Philip Reeker i dërgoi letër qeverisë maqedonase e cila është dorëzuar edhe në Ministrinë e Jashtme, ministri Bujar Osmani shkoi kundër rekomandimeve të Uashingtonit, shkruan portali Infomagazine.net

Përderisa Reeker-i në letrën drejtuar atij dhe Qeverisë, porositi që procesi i negociatave me Bullgarinë të lihej jashtë procesit të integrimit evropian, Osmani në një intervistë për “360 Gradë” foli për një udhërrëfyes ose “kartë udhëtimi” për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë e cila do të ishte formalisht jashtë procesit të BE-së, por realisht do të ishte pjesë e procesit të komplikuar të euro-integrimeve.

Deklarata e tillë e Osmanit pas pranimit të letrës nga Reeker-i, e cila bie ndesh me sugjerimet amerikane për bisedime me Sofjen, është një precedent në bllokun politik shqiptar, i cili gjithmonë deri më tash pa asnjë fjalë ka ndjekur qëndrimet amerikane mbi të gjitha temat.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment për reagimin e Osmanit nga Zaevi ose anëtarët e tjerë të qeverisë.

Me këtë refuzim të propozimit korrekt të Reeker-it, i cili kërkon që Maqedonia të mos jetë viktimë në afrimin drejt BE-së, Osmani e jo Zaev dhe Dimitrov, është ai që shkon kundër interesave maqedonase.

Madje edhe sikur Osmani të mos ishte i informuar për letrën e Reeker-it, kjo ka të bëjë me sjelljen e BDI-së që nuk është e koordinuar me partnerin strategjik të Maqedonisë, por edhe me një skandal të mundshëm nëse Zaev dhe Dimitrov i kanë fshehur mesazhet nga Uashingtoni dhe e kanë lënë Osmanin të bëjë gafë.

Osmani në një pjesë të deklaratës thotë se mekanizmat shtesë për monitorimin e procesit me Bullgarinë, respektivisht udhërrëfyesin e sapo propozuar, formalisht nuk do të jetë pjesë e kornizës negociuese, por se kjo prapëseprapë do të jetë pjesë e bisedimeve, negociatave evropiane dhe subjekt i koordinimit brenda vetë BE-së .

“Ai shton se udhërrëfyesi megjithatë do të ishte pjesë e procesit të BE-së, megjithëse nuk do të ishte formalisht pjesë e Kuadrit, sepse vendet e tjera anëtare nuk pajtohen me këtë. Këto ditë, me Bullgarinë po diskutohet kjo temë, pas çka do të dihet nëse do të ketë tejkalim të çështjeve të hapura”, njoftoi emisioni 360 gradë në Alsat M, ku Osmani bisedoi me gazetarin Vasko Popetrevski, një nga njohësit më të mirë të politikave amerikane ndaj Maqedonisë.

Sa e rëndësishme është kjo çështje mund të shihet nga videoja të cilën me disa pyetje të tjera e veçoi “360 gradë”./Infomagazine

Football news:

Milan defender Musacchio has passed a medical in Lazio
Arsenal is a big club in England. Ødegård fit into the role of the tens of Arteta. Holand on Martin
Klopp on Lampard's resignation: Abramovich is not the most patient man in the world. It is cruel to make this decision so early
Berbatov on Suarez: Barcelona showed disrespect and pays for it. Luis must be dying of laughter
In the environment of Messi deny that the player and his family members learn French
Oscar: I want to finish my career at Chelsea. I play very well, so there should be a place for me
Victor Font: Garcia is ready to play for Barca for free until the end of the season. Please buy it now