Albania

Bulqizë/ Bashkia nis investimin në ujësjellësin e Krastës, 50 vite nga ndërtimi

TIRANË, 14 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia Bulqizë vijon punën për ndërhyrjen rehabilituese në ujësjellësin e Krastës, pas 50 vitesh të ndërtimit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili u shpreh se po punohet që së shpejti të prezantohet një projekt shumë ambicioz dhe të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë rrënjësisht jetën e banorëve të gjithë Martaneshit.

“Në Martanesh, ku kësaj here vijmë me një projekt të rëndësishëm. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Krastës po vijojnë me ritme shumë të kënaqshme. Pas më se 50 vitesh nga koha kur ai u ndërtua për herë të parë, Bashkia Bulqizë po ndërhyn në rinovimin e të gjithë infrastrukturës që furnizon me ujë këtë zonë”, shprehet ai.

Sioas tij, falë këtij investimi, shumë shpejt Krasta, Melcu dhe Qarri do të kenë furnizim me ujë 24 orë. Përveç zëvendësimit të tubave, projekti parashikon edhe një linjë të re ujësjellësi Batër Jugore – Krastë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Real Madrid has extended the contract with Carvajal until 2024. Will be announced today or tomorrow
Southgate urged the FA to look for players of Asian origin: There is a bias. We need to encourage them
Atalanta wants to buy Demiral from Juventus at the request of Gasperini. Negotiations are underway with Turk's agents
Sulscher about the Monitor Lizard: I am very happy, Manchester United have been following him for a long time. We will have more options for the game
Juventus is discussing the transfer of 19-year-old Caio Jorge from Santos. His contract will expire at the end of the year
Roma rents Shomurodov with a mandatory purchase for 16-18 million euros. Contract - until 2026
Milan is ready to extend the contract with Kier until 2023