Albania

Certifikimi “Global Gap”/ 34 fermerët aplikues kualifikohen si përfitues të Skemës Kombëtare

TIRANË, 13 korrik /ATSH/-  Të 34 fermerët që kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2020, për certifikimin “Global Gap” janë kualifikuar për të përfituar subvencion nga qeveria.

Qeveria mbështet certifikimin e produkteve bujqësore me standardet europiane, si faktor të rëndësishëm në nxitjen e eksporteve të sigurt ‘Made in Albania’, drejt tregjeve ndërkombëtare.

Skema Kombëtare për mbështetjen e Bujqësisë 2020, me fonde nga buxheti i shtetit adreson subvencionimin e fermerëve për implementimin dhe certifikimin me Global GAP të produkteve bujqësore, në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore.

Sipas kritereve të përcaktuara, me vendim të qeverisë, përfitojnë financim të gjithë fermerët që aplikojnë certifikimin Global GAP, por jo më shumë se 175 000 lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 hektarë. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Dembele worked in the General group of leopards in front of Napoli. He has not played since November
Casemiro on respect for Zidane: I still get excited when I talk to him. It's incredible
Cakir will referee the Barcelona-Napoli match in the Champions League
Detailed analysis of the game of 18-year-old Ronaldo for sporting against Manchester United. 6 days later, Cristiano became a United player
Manchester City are confident that Aguero will stay for another season, despite the Interest of Independiente
Willian agreed a 3-year contract with Arsenal. Salary-100 thousand pounds a week
Sanchez signed a contract with Inter until 2023. The club signed him for free