Albania

Çështje e mbyllur, Kamberi kthehet në Zvicër, do luajë me nënkampionët helvetë

Florian Kamberi ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Hibernian, por klubi skocez ka vendosur ta lërë të lirë, më saktë ta përjashtojë nga skuadra.

Shkak i kësaj janë shprehjet e “dashurisë” së 25-vjeçarit për klubin e Reinxhers, ku u huazua në gjashtë muajt e fundit.

Gjigantët skocezë kishin opsionin e blerjes së sulmuesit të kombëtares, por vendosën të mos e aktivizojnë këtë klauzolë, duke e kthyer Kamberin te Hibernian.

Trajneri i skuadrës bardhejeshile, Xhek Roz e pati deklaruar se nuk e ka në plane dhe do ishte mirë për Kamberin të largohej sa më shpejt. Kështu, ka ndodhur sepse 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me nënkampionët e Zvicrës, St. Galen.

Ai do të kthehet në Zvicër, ku është rritur dhe ka luajtur disa vite, duke firmosur kontratë 3-vjeçare për nënkampionët helvetë.

Kamberi do të mbajë mjaft përgjesgjësi në sulmin e zviceranëve dhe pritet të jetë titullar menjëherë, duke parë se e njeh shumë mirë kampionatin zviceran.

Football news:

Barcelona's Interest in Isak Increased after Koeman's appointment. Larsson has a high opinion of the player (Mundo Seportivo)
Manuel Pellegrini: When you play against Real Madrid and var, it's too much
PSV and Porto are Interested in Barcelona midfielder PUC. He doesn't want to leave the club
Puyol about Barcelona: If we want to win the championship, we need to perform very well
Schalke sacked Wagner. The team has not won the Bundesliga since January
Iacini on 3:4 with Inter: Even a draw would be an unfair result, given how many chances Fiorentina created
Ramos Pro 3:2 with Betis: the Referee tried his best and didn't do anything intentionally