Albania

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit, i zbuluar në më shumë se 80 vende?

Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.

Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat.

Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.

Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit. / VOA

Football news:

Manchester United are ready to sell Lingard, Telles, Jones, Dalot, James, Williams and Pereira. The departure of Martial is possible
Barcelona supported Morib after insults in social networks: We love football and fight against racism
There were photos of the blue away uniform of Real Madrid with orange inserts and a graffiti pattern
Top 30 Fastest Football Players in the world (update)
40 thousand pounds were collected for the restoration of the Rashford mural. The player gave money for food for the needy
The 82-year-old pensioner donated one million euros to the victims of the flood in Germany and called on Bavaria to join. The club agreed
Roberto Carlos: Jorginho gave results both in the national team and at Chelsea. English fans should put up a monument to him