Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Çfarë ndodhi me rusët? Terapia me sauna është e sigurt, asfiksimi i pazakontë… por ja veprimi që mund t’ju rrezikojë jetën

Mbrëmjen e djeshme, në Shqipëri u shënua një ngjarje e rëndë, e paprecedentë me parë. 4 turistë rusë u asfiksuan brenda saunës së një hoteli duke ndërruar jetë brenda shumë pak minutash. Por sipas mediave të huaja, ky fenomen është shumë i rrallë por jo i pamundur.

Banja me sauna është përgjithësisht e sigurt për individë të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë nga shëndeti kardiak. Sidoqoftë, në rrethana të rralla, mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

“Nxehtësia e thatë e saunave (e cila mund të arrijë deri në 85 gradë celcius) ka efekte të thella në trup,“-përshkruan Harvard Men’s Health Watch.

“Temperatura e lëkurës rritet në rreth 40 gradë brenda pak minutave. Personi mesatar do të derdhë një gotë djersë gjatë një qëndrimi të shkurtër në sauna, ndërsa shkalla e pulsit kërcen me 30% ose më shumë, duke lejuar që zemra të dyfishojë sasinë e gjakut pompon çdo minutë.”

Siç është ndoshta e qartë nga përshkrimi, mjedisi i saunës është mjaft i rëndë për trupin. Por, njëjtë si stërvitja e mundimshme, ky stres prodhon efekte të shëndetshme nëse përjetohet rregullisht në periudha të shkurtra dhe të kontrolluara.

Problemet lindin kur dikush është i pakujdesshëm me zakonet e tij. Të asfiksohesh aksidentalisht deri në vdekje për shkak të ajrit të nxehtë është shumë e pazakontë pa ndonjë faktor kontribues që ul vetëdijen e personit.

Në të vërtetë, dehja dhe konsumimi i alkoolit zgjeron enët e gjakut, duke shkaktuar një rënie të presionit të mund të bëjë që ju të humbisni vetëditjen.

Zgjerimi i enëve të gjakut bashkë me nxehtësinë e saunës mund të jetë një kombinim vdekjeprurës, por nuk dihet nëse është ky rasti i turistëve rusë në Qerret.

o.j/dita