TORINO, 3 dhjetor /ATSH-MIA/ – Kapiteni i ekipit italian Juventus, Giorgio Chiellini , publikoi se ka marrë dozen e të vaksinës  kundër koronavirusit, të ashtuquajtur dozën e përforcuar.

Chiellini  u bëri thirrje të gjithë njerëzve që ta luajnë rolin e tyre në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

“Falë vaksinave dhe maskave mbrojtëse po luftojmë që të kthehemi në normalitet. Të gjithë duhen ta luajnë rolin e tyre. Vaksinohuni për të mirën e juaj dhe që t’i mbroni kategoritë më të prekshme të qytetarëve”, apeloi ai.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.