Albania

Çka po ndodh me Milanin: Edhe një yll po i transferohet në Bundesligë

Edhe Bundesliga troket për Rafa Leao! Plani i Milanit.

Merkato sa i përket investimeve, por edhe sa i përket atyre që mund të largohen! Milani është i hapur në dy fronte dhe pas largimit të Laxalt, mund të ketë të tjerë si Castillejo, Krunic, Caldara dhe Conti, pa harruar ndonjë tjetër si Hauge dhe së fundmi Leao.

Në fakt, largimet e Donnarumma dhe Calhanoglu mund të mos jenë të vetmet në këtë dritare tregu e cila nuk ka filluar në mënyrën më paqësore.

Në këto orë të fundit duket se një tjetër nga lojtarët kuqezi mund të largohet nga Milanello në verë. Fjala për portugezin Leao.

Sulmuesi i Milan nuk është i pëlqyer vetëm në Angli (në mëngjes kishte zëra për një shkëmbim me Everton midis tij dhe James Rodriguez).

Portugezi (6 gola në 30 ndeshje të Serisë A në sezonin e shkuar), ka përfunduar në shënjestër të Borussia Dortmund.

Gjermanët kanë qenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj lojtarëve me perspektivë dhe e shohin Leao si një zëvendësues të mundshëm të Haalandit që po largohet.

Drejtuesit kuqezi besojnë shumë tek lojtari i lindur në 1999 si dhe vetë Stefano Pioli i cili sheh potencialin e tij të madh.

Fakti është se një ofertë e rëndësishme mund të mbushë arkat dhe të financojë një merkato që në atë moment mund të bëhet më interesant.

Në atë pikë, me shitjen e Leao, Milani mund të synojë një sulmues të rëndësishëm, pasi situata Giroud nuk duket të zhbllokohet.

Emrat më të zakonshëm janë ata të Dusan Vlahovic dhe Andrea Belotti. Për të parin, Fiorentina ka bërë të ditur se ata nuk duan të privohen për më pak se 60 milion euro. Sa i përket “Gallos”, Kairo bëri çmimin: 34 milion euro!

Shifra të rëndësishme që kanë nevojë për një shitje të rëndësishme. Milani tashmë ka shpenzuar shumë në merkato për Maignan dhe Tomori dhe nuk ka mbledhur asgjë nga largimet deri më tani.

Në rolin e Leao, kuqezinjtë kanë ende një alternativë të rëndësishme si Ante Rebic dhe prandaj mund të vendosin ta sakrifikojnë atë.

Football news:

Fantastic story of a surfer from Australia: he won bronze after a severe skull injury (he couldn't even walk)
Aguero underwent a course of stem cell treatment to restore the cartilage of the knee joint
Mills on Varane at Manchester United: I'm not sure that he will be like van Dijk or Dias. There are 6 difficult matches in La Liga, not counting the Champions League
Memphis Depay: I don't care if they call me a rebel. Suarez won a lot not because he is the nicest person on the field
Barca will not have to register Messi as a newcomer. He will be able to work at the training camp without signing a contract
Petkovic headed Bordeaux. He worked with the Swiss national team since 2014
Chelsea may include Zouma in the deal with Sevilla for Kunde