LUSHNJË

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka dhunuar partneren e tij si dhe djalin e mitur, por nuk është mjaftuar me kaq.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.
Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb