Albania

Conte flet për problemet dhe kritikat ndaj Interit

Trajneri Antonio Conte e pranon se Interi i bëri disa gabime dhe se Achraf Hakimi duhet të përmirësohet në fazën defanzive.

“Nerazzurri” do të përballen me Borussia Monchengladbach në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve të martën, raporton Gazeta Express.

Ndeshja e skuadrës italiane kundër Real Madridit javën e kaluar, të cilën e fituan gjigantët spanjollë, prodhoi kritika pas takimit për trajnerin Conte.

“Kishte shumë gjykime negative pas ndeshjes kundër Real Madridit, kam dëgjuar njerëz duke thënë se Reali bëri atë që donte. Ata harrojnë që ne mbetem me dhjetë lojtarë pas 30 minutash dhe ata kishin një penallti pas katër minutash”, deklaroi Conte.

“Ne i krijuam ato situata dhe ato na penalizuan. Ne duhet të përmirësohemi që të mos i krijojmë këto situata negative që e bëjnë gjithçka më të vështirë”, vazhdoi trajneri italian.

“Nesër është një lojë kundër një ekipi të vështirë që po bën lojë të mirë në Ligën e Kampionëve. Ne duhet ta bëjmë më të mirën për të dalë nga fusha me rezultat pozitiv”, shtoi ai.

Mënyra e vetme për kualifikim është të fitojnë nesër kundër Borussias.

“Ne e dimë që nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë një mundësi për ne që ta ndjekim një rrugë të filluar në Evropë, ku shpesh ka lojëra ‘nokaut’. Ekziston një mundësi për ta provuar edhe një herë këtë lloj situate”, thotë Conte.

Achraf Hakimi u pushua kundër Sassuolo të shtunën dhe pritet ta nisë lojën nga fillimi nesër.

“Shikoni se çfarë thashë në fillim të sezonit për Hakimin. Unë qëndroj i vendosur në pozicionet e mia. Ai ka potencial, por duhet të punoj shumë në fazën mbrojtëse”, thotë tutje Conte.

“Në Itali ka presione, pritje dhe kërkesa më të larta se në Gjermani dhe Angli, veçanërisht në skuadra të tilla si Interi”, vazhdoi trajneri.

“Ai është një djalë që ka potencial të mirë, por duhet të punojë duke ditur që këtu ka presione të ndryshme”, përfundoi ish-trajneri i Juventusit.

Skuadra italiane gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm dy pikë të grumbulluara pas katër ndeshjesh, ndërsa gjermanët e Monchengladbach janë në krye me tetë pikë.

Football news:

Gasperini about the Beginning of: He has good technique, but Atalanta needs sharpness in attack. I am sure he will give it to us
The first player bought for cryptocurrency was ex-forward Castilla Barral
Playing on artificial turf is not football. Koeman before the game with Cornell of the 3rd division
The Premier League voted to introduce two substitutions due to concussions
Klopp on 0:0 with Manchester United: Not a disaster, not ideal. There are a lot of good things in the Liverpool game, but no one cares
Ronald Koeman: I hope Messi's suspension will be reduced. I think there is something to challenge
Arsenal have terminated their contract with Sokratis