TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot mbi situatën e pandemisë në vend, ku në 24 orët e fundit nuk u shënua asnjë humbje jete. Sipas MSHMS, në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy qytetarë, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

“Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.