SOFJE, 16 prill /ATSH-DPA/ – Bullgaria hapi sot qendrat tregtare në kuadër të një lehtësimi gradual të kufizimeve antiCOVID-19.

Sidoqoftë, maskat janë të detyrueshme për blerësit, të cilët gjithashtu duhet të qëndrojnë të paktën 1,5 metra larg, sipas rregullave të distancimit shoqëror.

Qendrat tregtare u mbyllën pothuajse katër javë më parë, ndërsa vendi po luftonte me një valë të tretë të infeksioneve Covid-19.

Gjithashtu, edhe pub-et do të lejohen t’u shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme.

Bullgaria vendosi një bllokim të pjesshëm më 22 mars kufizimet e të cilit priten të hiqet me faza, deri në fund të prillit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.